Edi Rama do të ndryshojë ligjin e dekriminalizimit për të përjashtuar përjetësisht Ilir Metën dhe Sali Berishën nga politika. Meta do përjashtohet si sipiun i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa Berisha si ish sekretar partie.
Nisma ligjore ka shqetësuar Ilir Metën, i cili tha sot se ligjin do t’ia fusë Ramës aty ku i shijon më shumë.
“E dinë të gjithë fatin e nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë. Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Absolutisht ne do i japim gjithë kënaqësinë për çdo ligj që ai do bëjë kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës kundër kujtdo qe është në opozitë të vërtet. Ne do ja fusim atje ku i shijon më shumë”, tha Meta në një konferencë për mediat në seli.
Nëse Rama i shkon deri në fund kësaj nisme, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk mund të bëhen kurrë deputetë dhe nuk mund të mbajnë asnjë post publik.