Kryendërtimori i Sarandës Gëzim Allkushi që u përzu nga policia për lidhje me krimin, emërohet shef i INUV në Bashki

Kryesore

Publikuar: 19/08/2022

Kryendërtimori i Sarandës Gëzim Allkushi që u përzu nga policia për lidhje me krimin, emërohet shef i INUV në Bashki

– “O vëlla, ç’ke, pse të shoh të mërzitur. Sa të kemi forcat RENEA mos e vrit mendjen, s’ka p** sëme që ngre kokën në këtë vend, avash-avash do bëhen të gjitha gjërat me rradhë”.

Më 22 shkurt 2022, shefja e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj, u burgos për korrupsion me ndërtimet pa leje, zaptimin e trojeve dhe plazheve.

Në vend të saj, kryebashkiaku Adrian Gurma emëroi Gëzim Allkushin, i përjashtuar nga Policia e Shtetit për dekonspirim aksionesh, bashkëveprim me kriminelë, kultivues e trafikantë droge dhe me diploma gjimnazi e universitare false.

Shefat e SHÇBA e zbuluan se si ishte futur Gëzim Allkushi inspektor në Policinë e Sarandës, por e lanë në heshtje, për shkak se referencë për punësimin e tij, ishte një drejtues i PS.

Skandal është fakti, se pas përjashtimit nga policia, Gëzim Allkushi u punësua inspektor ndërtimor me të njëjtat dokumente false, ndërsa prej 6 muajsh është emëruar Shef i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë.

Pyetje: – Kaq keq qenka zona e Sarandës për një person me arsim të lartë, specialist e pa dosje penale, sa në vend të ish-shefes së burgosur Romina Pulaj, kryebashkiaku Adrian Gurma, emëroi një person pa shkollë, të lidhur me trafikantët dhe i përjashtuar nga Policia?

Madje, sipas denoncimeve të bëra në këto 6 muaj në krye të INUV-Sarandë, Gëzim Allkushi ka lejuar me shumë batërdi me ndërtimet pa leje, zaptimin e trojeve, plazheve, shkatërrimin e parqeve natyrore e deri ndërtime brenda në det.

Rast konkret, është lejimi që i ka bërë mikut të tij trafikant droge, Klodian Omeri, për të zaptuar 4000 m2 në Ksamil dhe të vendosë kioska e të fillojë hapje themelesh pa leje.

Zaptimin e kësaj sipërfaqeje e bëri në fillim të muajit maj 2022, vetëm 1 javë pasi policia, prokuroria e gjykata Sarandë e liruan për hetim në gjendje të lirë, megjithëse e kapën që kultivonte drogë me energji elektrike të vjedhur në një tunel.

Pas protestës së banorëve të Ksamilit, shefi ndërtimor i Sarandës, Gëzim Allkushi, në vend të largonte e procedonte trafikantin Klodian Omeri, vërsuli policinë e forcat RENEA me dajak  kundër protestuesve.

 

 

 

 

 

Këtë e tregon edhe biseda e tyre në “FB”, ku trafikanti Omeri i shpreh frikën se mos banorët e largojnë me forcë nga toka e zaptuar, ndërsa shefi Allkushi i thotë: – “O vëlla, ç’ke, pse të shoh të mërzitur. Sa të kemi forcat RENEA mos e vrit mendjen, s’ka p** sëme që ngre kokën në këtë vend, avash-avash do bëhen të gjitha gjërat me rradhë”.

SPAK ka infirmacione, që shefi ndërtimor Gëzim Allkushi dhe trafikanti Klodian Omeri, sipërfaqen 4000 m2 në Ksamil e kanë zaptuar bashkë me kryebashkiakun Adrian Gurma, i cili prej 2 muajsh ka filluar procedurën për t’i bërë letrat false pronësisë e lejes së ndërtimit.

Prandaj, Gëzim Allkushi, i thotë hapur se banorët i shtyp me dajakun e forcave RENEA, ndërsa letrat e tokës, bashkia po ia bënë avash-avazh.

Nuk dimë nëse dosja false e tokës i është dërguar Artan Lames për ta pajisur me certifikatë pronësie e në KRRT për miratim të lejes së ndërtimit, por dimë që krye- ndërtimori i Sarandës, Gëzim Allkushi, i ndërron makinat luksoze çdo 3 muaj. Do vijojmë me pasuritë tij./Pamfleti