Fatmir Mediu i Gërdecit me skaf në Dhërmi. Eli Fara në kabinë? Kush ia bleu vilën në Durrës këngëtares së ngrohjes globale?

Dosje rozë

Publikuar: 13/08/2022

Fatmir Mediu i Gërdecit me skaf në Dhërmi. Eli Fara në kabinë? Kush ia bleu vilën në Durrës këngëtares së ngrohjes globale?

Duhej të ishte në qeli dhe duke u rrëfyer para hetuesve për vrasjen e 27 njerëzve në Gërdec me biznesin korruptiv të Sali dhe Shkëlzen Berishës, por Fatmir Mediu bredh me skaf pranë brigjeve të Dhërmiut, ndoshta edhe duke rrezikuar pushuesit

Gjykata Speciale e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese i kanë dhënë të drejtë SPAK-ut për të marrë të pandehur Mediun për Gërdecin në cilësinë e ish ministrit të Mbrojtjes, por Mediu vijon të shijojë paratë e korrupsionit kur ishte ministër.

Ditët e fundit Mediu është shfaqur në skaf në Dhërmi, duke sfiduar edhe një herë opinionin publik dhe drejtësinë, por sidomos familjarët e viktimave të Gërdecit.

Nuk dihet nëse në skaf ka qenë edhe Eli Fara, me të cilën Mediu ka bërë 56 udhëtime luksoze me paratë publike, në Evropë, SHBA dhe vende ekzotike, duke u harbuar në resorte dhe hotele me 5 yje.

Kur ishte ministër i Mjedisit, Mediu e emēroi Eli Farën drejtoreshë për ngrohjen globale, dhe kështu udhëtuan bashkë për të ‘ndaluar shkrirjen e akullnajave’.

Prapaskena ka indentifokuar një vilë luksoze të Eli Farës në Durrës, jo shumë larg vilës së Mediut në Qerret. Kush ja ka blerë vilën luksoze këngëtares apo e ka blerë me paratë e serenatave?