Kryebashkiaku i Peqinit i jep tendera drejtorit të Urbanistikës Ervin Juba dhe shefit të financës Emilian Lluca. A do veprojë SPAK?

Investigim

Publikuar: 10/08/2022

Kryebashkiaku i Peqinit i jep tendera drejtorit të Urbanistikës Ervin Juba dhe shefit të financës Emilian Lluca. A do veprojë SPAK?

Klientelizëm dhe korrupsion flagrant në Bashkinë e Peqinit, nën drejtimin e kryebashkiakut Lorenc Tosku, i rrethuar nga klientela dhe figura të krimit.

Tosku ka firmosur tendera publikë për drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Peqinit, Ervin Juba si dhe për shefin e financës Emilian Lluca. Drejtori i Urbanistikës dhe shefi i Financës kanë marrë tendera nga bashkia ku punojnë, përmes baballarëve të tyre Çeçiz Juba dhe Naim Lluca.

Në 5 prill 2022, kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku i ka dhënë një tender për blerje karburanti kompanisë Ergen shpk, me vlerë rreth 80 mijë USD. Pronar i kompanisë Ergen shpk me nipt J69405118J është Çerçiz Juba, i cili është babai i Ervin Juba.

Ervin Juba është drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Peqinit. Ky nuk është skandali i vetëm në Bashkinë e Peqinit.

Në 21 prill 2022, kryetari i Bashkisë së Peqinit Lorenc Tosku ka firmosur një tender klientelist për ndërtimin e tregut të fruta-perimeve të qytetit, me vlerë rreth 80 milionë lekë.

Tosku ka shpallur fituese kompanitë Lluca shpk me nipt K29824105N dhe Meteo me nipt L26310801C. Bashkëpronar i kompanisë Lluca është Nanim Lluca. Ky i fundit është babai shefit të financës në Bashkinë Peqin, Emilian Lluca.

Paratë e Bashkisë Peqin janë përqëndruar në këtë dorë, e cila ka kapur kryebashkiakun, ku spikat dyshja Dulla, e cila kontrollon buxhetin e bashkisë për tendera.

Aferat me tendera janë vetëm njëra anë e medaljes së kryetarit të Bashkisë Peqin.

Prapaskena disponon foto dhe video të Lorenc Toskut në shoqërinë e figurave të drogës, krimit dhe vrasësve, pra të personazheve me rekorde të theksuara kriminale.

Ka dyshime të forta se figurat e krimit diktojnë veprimtarinë e Bashkisë Peqin, ashtu siç diktonte Gentian Sharra i bandës së Talo Çelës vendimet e Gledian Llatjas dhe Kastriot Gurrës.