Ridvan Bode, Armand Shkullaku, Fevziu e Fahri Balliu spiunë të Sigurimit të Shtetit?! Lista me emra dhe pseudonimet, kush janë ‘i vogli’, ‘drita e kuqe’, ‘llulla’, ‘murrizi’, ‘raketa’…

Kryesore

Publikuar: 07/08/2022

Ridvan Bode, Armand Shkullaku, Fevziu e Fahri Balliu spiunë të Sigurimit të Shtetit?! Lista me emra dhe pseudonimet, kush janë ‘i vogli’, ‘drita e kuqe’, ‘llulla’, ‘murrizi’, ‘raketa’…

Jo vetëm Ilir Meta, por pothuajse e gjithë kupola politike 30-vjeçare shqiptare duket se është produkt i ish Sigurimit të Shtetit.

Prej kohësh qarkullon një listë me politikanë, gazetarë dhe figura të njohura të shoqërisë civile, bashkë me pseudonimet e tyre si bashkëpunëtorë të pretenduar ish Sigurimit të Shtetit.

Shumica e emrave të kësaj liste nuk e kanë mohuar raportin e tyre me ish Sigurimin e Shtetit.

Por, nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve as nuk e ka hedhur poshtë dhe as nuk e ka konfirmuar këtë listë me bashkëpuntorë të pretenduar të ish Sigurimit.

Lista nis me gazetarin Blendi Fevziun, me pseudonimi ‘Korani’. Ridvan Bode, ish ministër Financash i Sali Berishës, figuron me dy pseudonime: Korçari dhe Financieri.

Gazetari Armand Shkullaku figuron me pseudonimin ‘Bozhuri’, ndërsa Fahri Balliu rezulton si spiun i Sigurimit të Shtetit me pseudodimin ‘Këndezi’.

Pjesë e listës së spiunëve të pretenduar janë gjithashtu Sali Berisha, Jozefina Topalli, Servet Pëllumbi, Shaban Memia, Astrit Patozi etj.