Disa javë më parë në media u shpërnda lajmi për një shkresë që Autoriteti i Dosjeve i dërgonte Kuvendit të Shqipërisë, ku theksonte se ish-presidenti Ilir Meta figuron në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Kjo gjë u mohua nga ish-presidenti Meta, tashmë kryetari i Lirisë, i cili tha se janë shpifje që bëhen nga qeveria kundër figurës së tij.
Agolli hedh akuza ndaj Metës duke e akuzuar se si dhe çfarë derektivash ke marrë që shkatërrove Partinë Socialiste asokohe si bashkëpunëtorë i sigurimit.
Kujtojmë ish presidenti Meta është arrestuar e mbajtur 2 ditë në birucat e policisë së Beratit, si organizator i protestës së armatosur të Uzina Ushtarake në Poliçan.
