Ilir Beqja shet ilaçe kontrabandë në rrejtin e tij të farmacive Ditë e Natë?

Aktualitet

Publikuar: 04/08/2022

Ilir Beqja shet ilaçe kontrabandë në rrejtin e tij të farmacive Ditë e Natë?

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dyshohet se ka investuar paratë e korrupsionit në pasuri të paluajtshme, duke u përfshirë kështu në pastrim pasiv parash me gruan dhe rrethin e tij miqësor

Prapaskena ka siguruar të dhëna që konfirmojnë se Ilir Beqaj, me paratë e vjedhura në buxhetin e shtetit, me anë të koncesioneve dhe tenderave, ka hapur 50 farmaci ‘Ditë e Natë’, një restorant me vlerë rreth 1 milionë euro brenda mjediseve të Kalasë së Tiranës, i njohur si restorant ‘Gzona’, fabrikë vaji, ullishte, Bar-Kafe e katering si dhe ka ndërtuar vila në zonat malore dhe bregdetare, të cilat i jep me qira. Dhe këto janë vetëm disa nga pasuritë e zbuluara deri më tani të Ilir Beqajt.

Të gjitha këto pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, Ilir Beqja i ka kaluar në emër të një personazhi nga Shkodra, për të cilin do të flasim në vijim, pjesërisht në emrin e gruas së tij Adriana Beqaj, të shokëve dhe rrethit të tij të besuar.

Jo rastësisht, Ilir Beqaj i ka krijuar pasuritë pas finalizimit të 4 koncesioneve korruptive, ndërsa të ardhurat e tij të ligjshme nuk justifikojnë as një nga 50 farmacitë Ditë e Natë të hapura në Tiranë, Durrës, Fier etj.

Të regjistruar si biznes farmaceutik në janar të vitit 2021, vetëm brenda një viti, në mënyrë të çuditshme dhe befasishme, farmacitë Ditë e Natë janë zgjeruar në më shumë se 50 pika, duke u kthye gati në monopol në Tiranë.

Rreth 50 farmaci në pikat kyçe janë ngritur me një kapital me vetëm 100 mijë lekë. Nuk mund të ketë rast më unik të pastrimit të parave në Ballkan.

Dhe jo vetëm kaq. Por, me lidhjet klienteliste të Ilir Beqjat në shëndetësi, ku ka qenë edhe ministër, rrjetit i farmacive Ditë e Natë është përfshirë në një skemë masive korrupsioni me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor dhe depot farmaceutike, për rimburimin e fiktiv të ilaçeve, skemë e cila zbatohet herë pas herë nga FSDKSH me operatorë të ndryshëm.

Farmacitë Ditë e Natë dyshohet se tregotojnë edhe barna kontrabandë. Dyshimet shtohen pasi disa medikamente i shesin më lirë se sa farmacitë e tjera.