Ky është Tiku që shet një peshk 75 mijë lekë në restorantin Tre Ishujt në Ksamil. Të ishte edhe prej floriri…

Aktualitet

Publikuar: 28/07/2022

Ky është Tiku që shet një peshk 75 mijë lekë në restorantin Tre Ishujt në Ksamil. Të ishte edhe prej floriri…

Një shqiptar nga Maqedonia ka mbetur i habitur kur i ka ardhur fatura në restorantin Tre Ishujt në Ksamil, ku kishte darkuar pasditen e 26 korrikut 2022.

Një peshk rreth 250-300 gr, në faturë ishte shënuar 75 mijë lekë, thua se peshku ishte prej floriri.

Prapaskena zbuloi se bëhet fjalë për restorantin Tre Ishujt në Ksamil. Pronari i restorantit është Venetik Mollanji, i cili dikton edhe çmimet abuzive dhe rrjepëse të produkteve.

Venetik Mollanji njihet ndryshe si Tiku Tre Ishujt Kasamil.

Tiku i Tre Ishujve është një tjetër shembull i degradimit të imazhit dhe i dështimit të turizmit në jug të Shqipërisë, si një turizëm piratësh dhe kaçakësh, që e sheh pushuesin jo si aleat për një kohë të gjatë, por si një pre momentale, për ta zhvatur në mënyrë të paskrupullt.

Pushuesit të bëjnë kujdes, të shikojnë menunë para se të porositit, të mos bëjnë porosi pa menu dhe në fund të ballafaqojnë faturën me çmimet në menu.

‘Pirati’ i Tre Ishujve nuk e kupton se kështu vetëm humbet dhe çon drejt falimentin bizenesin e tij grabiqar, pasi asnjë klient nuk i shkon për herë të dytë.

Tatimet duhet të kontrollojnë Tikun nëse i ka paguar taksat, i ka bilancet dhe nëse ka mashtruar apo jo me bilancet.