Drejtësia dhe “non grata” makthi i Metës, merr me urgjencë drejtimin e partisë për të shpëtuar veten

Politikë

Publikuar: 26/07/2022

Drejtësia dhe “non grata” makthi i Metës, merr me urgjencë drejtimin e partisë për të shpëtuar veten

Ilir Meta zyrtarisht është kthyer në partinë e tij. Por këtë herë ajo nuk do quhet LSI, por Partia e Lirisë. Sot u mbajt Konventa e kësaj partie dhe ish-presidenti u shfaq si flamurtar i demokracisë. Ai mori fjalën para të pranishmëve, ndërsa dukej qartë që lësëistët nuk e mbanin dot gëzimin.

Por u duk qartë se ai nuk ishte fare i qetë. Meta sulmoi Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe ndërkombëtarët. Ai i akuzoi për puç kundër tij, ndërsa vetëm sulmonte, e kërcënonte me tone të larta zëri. Duke qartë një ndjenjë frike në fjalimin e Ilir Metës. Presidenti tani nuk do ketë asnjë imunitet dhe është pre e lehtë e drejtësisë SPAK po heton disa dosje kundër tij. Nga ana tjetër ai është në radhë për “non grata” nga SHBA. Sado që Meta mundohet të tregojë se i ka qetësuar raportet me ta, dihet që amerikanët nuk falin. Edhe sot Konventa e LSI, u duk si një lloj mburoje që Meta kërkon të krijojë përballë SHBA dhe drejtësisë.

Ajo që e konfirmoi është se partisë ju ndryshua emri. Ajo do quhet Partia e Lirisë, ndërsa Monika Kryemadhi dha dorëheqjen dhe i dorëzoi partinë burrit të saj. Po ashtu u shpik një metodë si foltorja, duke ngritur dhe këtu një grup drejtues në krye të së cilit do jetë Meta.

Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Endrit Braimllari.

Konventa sot ishte një arenë sulmesh, kërcënimesh e akuzash. Ilir Meta nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si mashtrues ordiner.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Djegia e mandateve ishte planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët se duhej braktisur dhe pushteti lokal”, tha Meta.

Më tej ai sulmoi edhe ndërkombëtarët duke treguar se “non grata” është makthi i tij. Madje këtë gjë e përmendi dhe në fjalën e tij.

Thonë pse po i hynë kësaj lufte, çfarë do fitosh ti? Tregtarët hyjnë në luftë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë në çdo betejë që i kërkon vendi dhe historia. Ka beteja që ja vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë. Me popullin e 2 marsit të shpallim “non grata” kleptokraacinë, të shpallim “non grata” rilindjen mavi edhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 7 majit”, tha ai.

Makthi tjetër është drejtësia. Ish-presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kreut të KED-së Ardian Dvorani. “Po pse ju kujtoni se ai Dvorani është një jurist i keq? Jo ai nuk është njeri i keq, ai nuk ka asnjë gram gjak shqiptari, është mercenar i shitur”, është shprehur Meta.

Ilir Meta përsëriti fjalën e tij të mëngjesit se kanë vetëm rrugën e Referendumit. Ndër të tjera i bëri thirrje që të mos shesin votën, të mos e tradhtojnë atë (Ilir Metën) dhe Kushtetutën.

Mos shisni votën. Mos tradhtoni Ilir Metën, mos tradhtoni Kushtetutën. Po pse po i hyn kësaj lufte, çfarë të duhet ty, tregtarët hyjnë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë me të gjitha betejat që i kërkon vendi e historia. Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë, me të gjithë shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’iu kërkuar që t’iu tregojmë të gjithë atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne por edhe gjithë botës se jemi popull me dinjitet, jemi popull europian që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë logjistike për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë dhe askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë, kjo rrugë është Referendumi”, tha Meta.

Po ashtu Meta u përbetua se vetëm ai mund ta rikthejë demokracinë në vend, ndërsa e krahasoi veten me Mujo Ulqinakun apo Vojo Kushin, duke treguar gjendjen e vështirë ku ndodhet ish-presidenti. Po ashtu ai e shfaqi veten si nacionalist.

“Tani është koha për veprim dhe unë jam këtu sepse nga lufta veç ai largohet që ka lindur tradhëtor. Sot t’i largohesh betejës për liri, për demokraci, dhe për sovranitet është tradhti kombëtare, është për çdo shqiptari dhe aq më tepër për një shqiptar si Ilir Meta. Jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi për çdo shqiptar e kam të vështirë t’i them që besojini këtij, jo mor jo as Ilir Metës mos i besoni, besojini vetes suaj. Bëjuni më të përgjegjshëm për veten, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për dinjitetin e vendit tonë, për ata që u vranë për këtë vend, se çfarë kumtoni ju se Mujo Ulqinaku mendoi se do të ndalonte Italinë Fashiste, ju mendoni se duke vrarë një Perandor do të çlironte Shqipërinë, ju mendoni se Vojo Kushi se duke marrë një tank do të çlironte Shqipërinë, jo or jo, ky vend ka shqiptarë të ndershëm dhe patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj askush nuk po kërkon as juve dhe askujt tjetër të bëjnë atë që bëjnë ata burra”, tha Meta.