Ilir Beqaj hapi 50 farmaci Ditë e Natë, Gzona Restorant, fabrikë vaji dhe vila me paratë e 4 koncesioneve që ndau me shokun e tij Ilir Rrapajn, Vilma Nushin, Janis Karathano e Klod Allajbeun

Kryesore

Publikuar: 24/07/2022

Ilir Beqaj hapi 50 farmaci Ditë e Natë, Gzona Restorant, fabrikë vaji dhe vila me paratë e 4 koncesioneve që ndau me shokun e tij Ilir Rrapajn, Vilma Nushin, Janis Karathano e Klod Allajbeun

Jo rastësisht Ilir Beqaj perceptohet si një nga pushtetarët më të korruptuar të pluralizmit në Shqipëri. Ilir Beqja ishte pushtetari i parë në Shqipëri që u certifikua me vendim të Gjykatës Kushtetuese si hajdut i fondeve publike, duke i hequr mandatin dhe përjashtuar nga Parlamenti.

Duke qenë deputet, Beqaj përlante para publike me anë të kompanisë Intech +. Më pas kompaninë e kaloi në emrin e shokut të tij, Sokol Sinani. Kompania vijon të marrë miliona euro tendera, ndërsa paratë dyshohet se i kalojnë Beqajt me çanta.

Ilir Beqja është protagonist i 4 koncesioneve korruptive në shëndetësi: check-up, sterilizimi, dializa dhe laboratorët, me vlerë mbi 400 milionë euro.

SPAK prite të firmosë arrestimin e Beqjas vetëm për dy koncesione, atë të check-up që ia ka dhënë Vilma Nushit dhe të sterilizimit 84 milionë euro, që ia dha shokut të tij, Ilir Rrapaj, pronar i një kompanie ndërtimi me 3 punëtorë në Itali.

Nuk ka asnjë dyshime se arrestimi Ilir Beqajt dhe sekuestrimi i pasurive të ngritura me paratë e korrupsionit, do të jetë një nga sukseset historike të SPAK-ut.

SPAK po heton koncesionin korruptiv të laboratorëve me vlerë 104 milionë euro, të cilin e ka marrë me pazar në tavolinë Janis Karathano. Letrat e aferës i bëri Ilir Beqja, ndërsa u finalizua nga Ogerta Manastirliu.

FMN i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që të mos ia jepte koncesionin Janis Karathanos pasi kompanitë e tij ishte të skeduara për aktivitet kriminal në Spanjë. Por, Karathano duket u kishte dhënë kaparin Beqjas dhe Manastirliut, ndaj u shpall fitues. Sot shqiptarët i bëjnë analizat në privat, pasi laboratorët nuk punojnë. Thjeshtë janë ndarë paratë.

SPAK nuk po heton ende koncesionin e katër korruptiv, atë të hamodializës, 84 milionë euro, të cilin e ka marrë me pazar në tavolinë Klod Allajbeu. Ky i fundit ka marrë miliona euro për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Po ku i ka çuar paratë e vjedhura Ilir Beqja?

SPAK mjafton të ndjekë rrugën e parave publike që Ilir Beqja ka vjedhur me shokun e tij Ilir Rrapajn, Vilma Nushin, Janis Karathano dhe Klod Allajbeun. Ilir Beqja i ka investuar paratë e korrupsionit në pasuri të paluajtshme, duke u përfshirë kështu në pastrim pasiv parash me gruan dhe rrethin e tij miqësor.

Prapaskena ka siguruar të dhëna që konfirmojnë se Ilir Beqaj, me paratë e vjedhura në buxhetin e shtetit, me anë të koncesioneve dhe tenderave, ka hapur 50 farmaci ‘Ditë e Natë’, një restorant me vlerë rreth 1 milionë euro brenda mjediseve të Kalasë së Tiranës, i njohur si restorant ‘Gzona’, fabrikë vaji, ullishte, Bar-Kafe e katering si dhe ka ndërtuar vila në zonat malore dhe bregdetare, të cilat i jep me qira. Dhe këto janë vetëm disa nga pasuritë e zbuluara deri më tani të Ilir Beqajt.

Të gjitha këto pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, Ilir Beqja i ka kaluar në emër të një personazhi nga Shkodra, për të cilin do të flasim në vijim, pjesërisht në emrin e gruas së tij Adriana Beqaj, të shokëve dhe rrethit të tij të besuar.

Jo rastësisht, Ilir Beqaj i ka krijuar pasuritë pas finalizimit të 4 koncesioneve korruptive, ndërsa të ardhurat e tij të ligjshme nuk justifikojnë as një nga 50 farmacitë Ditë e Natë të hapura në Tiranë, Durrës, Fier etj.

Të regjistruar si biznes farmaceutik në janar të vitit 2021, vetëm brenda një viti, në mënyrë të çuditshme dhe befasishme, farmacitë Ditë e Natë janë zgjeruar në më shumë se 50 pika, duke u kthye gati në monopol në Tiranë. Rreth 50 farmaci në pikat kyçe janë ngritur me një kapital me vetëm 100 mijë lekë. Nuk mund të ketë rast më unik të pastrimit të parave në Ballkan.

Dhe jo vetëm kaq. Por, me lidhjet klienteliste të Ilir Beqjat në shëndetësi, ku ka qenë edhe ministër, rrjetit i farmacive Ditë e Natë është përfshirë në një skemë masive korrupsioni me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor dhe depot farmaceutike, për rimburimin e fiktiv të ilaçeve, skemë e cila zbatohet herë pas herë nga FSDKSH me operatorë të ndryshëm.

Mund të lexoni

Dëshmia e Ilir Beqajt në SPAK, tentoi të shpëtojë prapanicën e tij nga burgu, ua hedh fajin vartësve për koncensionin 84 milionë euro që i dha shokut të tij Ilir Rrapaj, pyetja që e tronditi

Farmacitë ‘Ditë e Natë’ skemë vjedhje me FSDKSH dhe depot Delta Med e Delta Farma me receta fiktive, kush është Dorian Sadiku

Zbulohet grupi i farmacive Ditë e Natë, nga Klodiana Stopani, Fatjon Jani, Sadiku i Beqjas tek farmacistët. Vjedhje me receta fiktive me FSDKSH dhe depot farmaceutike?