Kryeministri Edi Rama i është bashkuar sot linjës së dyshes Berisha-Meta, kundër SHBA-BE, duke këmbëngulur në projektin për legalizimin e parave të korrupsionit, krimit dhe drogës.
Duke komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për amistinë fiskale, Rama tha se Dhoma Amerikane nuk ka punë me këtë çështje.
“Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie”, tha Rama.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka pohuar se “Projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme,” shkruhet në deklaratën e dhomës”.