Një ish prokuror i Krimeve të Rënda manipulon sistemin e burgjeve me 40 mijë euro, i lidhur me bandat e Elbasanit, u shkarkua si i korruptuar nga Vetingu

Kronike

Publikuar: 14/07/2022

Një ish prokuror i Krimeve të Rënda manipulon sistemin e burgjeve me 40 mijë euro, i lidhur me bandat e Elbasanit, u shkarkua si i korruptuar nga Vetingu

Një skandal i parecedentë ka ndodhur në radhët e të larguarve nga sistemi i drejtësisë, për shkak të Vettingut, si të korruptuar.

Bëhet fjalë për një ish Prokuror të Krimeve të Rënda, i njohur për lidhjet e tij me bandat e Elbasanit, ku është përfshirë në një super skandal.

Pas shkarkimit si i korruptuar dhe i inkriminuar, ish prokurori nuk i ndahet drejtësisë, tashmë si avokat, ku është agazhuar në pazare dhe afera korruptive për të nxjerrë bosët e drogës nga burgu.

Shumë shpejt do të hidhet dritë sesi ky ish prokuror i Krimeve të Rënda i larguar nga vettingu si i korruptuar, po manipulon sektorin e burgjeve për të transferuar një të burgosur me urdhër nga një shtet fqinj për trafik narkotikesh.

Sipas investigimeve tona, ai dhe nje perosn i ndërmjetëm janë paguar me 40 mijë euro për të bërë të mundur transferimin e të burgosurit në një burg tjetër ne mënyrë që ish prokurori, tashmë me profesion avokat, të ketë akses në gjykata për të bërë zevendesimin e masës së arrestit.

Shume shpejt, me ane te videove dhe fakteve, do të hedhim dritë për këtë aferë korruptive të ish prokurorit.