Për të shkuar udhëton me tren natën vonë, për ta takuar e presin në oborr në pisk të vapës

Politikë

Publikuar: 05/07/2022

Për të shkuar udhëton me tren natën vonë, për ta takuar e presin në oborr në pisk të vapës

Ilir Meta më në fund, pas shumë vitesh, ka bërë një udhëtim jashtë shtetit, përveçse në Kosovë.

Ai ka shkuar në Slloveni, ku është takuar me homologun e tij, Borut Pahor.

Ka qenë vetë Meta, që ka postuar një foto me homologun slloven, të cilën e ka shoqëruar me një status të gjatë.

Interesant është fakt se Meta, nga foto që ka postuar vetë, nuk është pritur me pritje zyrtare, siç ndodh në takimet zyrtare.

Presidenti slloven e ka takuar atë në një oborr, në pisk të vapës, ndërsa vendodhja e ambientit nuk dihet.

Kujtojmë që Meta e nis që dje në mbrëmje me tren drejt Sllovenisë.

Ai do të mbahet mend si një ndër presidentët më të padëshiruar jo vetëm nga shqiptarët, siç doli nga një sondazh i Euroneës, por dhe nga ndërkombëtarët.

Kjo pasi gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, Meta daljet jashtë shtetit i ka me pikatore, kryesisht në Kosovë apo tek arbëreshët në Itali, ndërkohë që nuk e ka ftuar asnjë vend i rëndësishëm perëndimor.