Belind Këlliçi: 7 korriku provë zjarri, arsyeja kryesore rritja e çmimeve. Se ka fajin Bullgaria për hapjen e negociatave

Politikë

Publikuar: 24/06/2022

Belind Këlliçi: 7 korriku provë zjarri, arsyeja kryesore rritja e çmimeve. Se ka fajin Bullgaria për hapjen e negociatave

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, është shprehur se 7 korriku dira kur është thirrur protestë kombëtare nga opozita do të jetë provë zjarri.

Këlliçi është shprehur se arsyeja kryesore e daljes në protestë është rritja e çmimeve, ndërsa shtoi se kanë qenë vetë qytetarët që kanë këmbëngulur që të udhëhiqen nga opozita.

Belind Këlliçi: 7 korriku është një provë zjarri. Është kërkesë e qytetarëve që kanë kërkuar me ngulm që PD ti rikthehet protestave serioze një orë e më parë. Duke parë situatën është vendosur që më datë 7 korrik në orën 19:00 do të organizojmë protestën e kombëtare. Arsyet janë të shumta: Vjedhja që po u bëhet shqiptarëve, kthimi i Shqipërisë në një shërbëtorë të devotshëm të Serbisë. Por arsyeja kryesore e protestës është rritja e çmimeve.

Teksa ka përshëndetur heqjen e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, deputeti u shpreh se nuk e ka fajin Bullgaria për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por qeverisja e vendit tonë.

Belind Këlliçi: Nuk na e ka fajin Bullgaria që nuk hapen negociatat, e ka fajin Shqipëria, kjo qeverisje. E ka fajin shteti shqiptar që në çdo raport ndërkombëtar del shteti më I korruptuar I Europës. Në vend që të kemi një qeveri që reflekton, ti ke Edi Ramën që shqetësohet se ku I gjejnë paratë shqiptarët me 300 mijë lekë rrogë që edhe jetojnë edhe hanë bukë, dhe kanë lekë për të pushuar. E gjitha buron prej vizioni të Kryeministrit.