Komision hetimor për investimet strategjike, PS rrëzon sërish kërkesën e Grupit të PD-së

Politikë

Publikuar: 20/06/2022

Komision hetimor për investimet strategjike, PS rrëzon sërish kërkesën e Grupit të PD-së

Maxhorca ka rrëzuar sërish kërkesën e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Burime bëjnë me dije se është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD.

Opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike më 24 maj.

Por ajo mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Por më 27 maj, PD ridepozitoi kërkesën të korrigjuar, pasi u shtuan firmat e Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës.

Të enjten e 9 qershorit, gjatë seancës parlamentare në Kuvend mazhoraca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.