Energjia, Meta: Të mos bëhemi të varur nga një burim, të punohet për diversifikimin

Politikë

Publikuar: 19/06/2022

Energjia, Meta: Të mos bëhemi të varur nga një burim, të punohet për diversifikimin

Presidenti Ilir Meta ka bërë apel për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se të gjithë duhet të punojnë për diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë.

Agresioni i Ukrainës nga Rusia sipas Metës ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.

“Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.

Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.

Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve.

Të gjithë duhet të punojmë për: diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë.

Falënderoj Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellësve TAP dhe IAP!

Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës”, shkruan ai.