Pas darkës me Metën, Berisha takon më këmbë një grua dhe anulon konferencën në Tiranë se është i zënë

Politikë

Publikuar: 17/06/2022

Pas darkës me Metën, Berisha takon më këmbë një grua dhe anulon konferencën në Tiranë se është i zënë

Sali Berisha vijon vizitën e tij intensive në Baku.

Pas darkës me Ilir Metën, Edmond Panaritin e Blushin e Metës, sot njofton se ka takuar edhe bashkëpresidenten e Forumit Global ku merr pjesë.

“Me bashkepresidenten e Forumit Global te Bakus, Vaira Vike-Freiberga”, shkruan ai, ndërsa ka postuar edhe një foto.

Por me sa duket as kjo gruaja nuk ka denjuar ta takojë si duhet, pasi siç duket, ata thjesht janë përshëndetur, se takimet zyrtare bëhen në zyra, jo më këmbë.

Ndërkohë, për shkak të axhendës së ngjeshur me takime në Baku, Sali Berisha thotë se ka vendosur të anulojë konferencën e përjavshme me gazetarët në Tiranë. Mëkat!