E bija e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona në një postim prekës, ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta dy javë më parë.
Me një foto nga fëmijëria e saj, ku ajo shihet teksa e përqafon, Fiona shkruan: ”Ende nuk mbushem me frymë”.
Ish-presidenti u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.