Komandanti i Gardës 100 milionë euro tendera korruptivë përmes vëllait Artan Sako

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2022

Komandanti i Gardës 100 milionë euro tendera korruptivë përmes vëllait Artan Sako

Komandanti i Gardës Gramos Sakos, krahas funksionit publik, është fokusuar në sistemimin e dhjetëra milionë eurove që ka marrë dhe po merr në buxhetin e shtetit.

Një pjesë e parave dyshohet se pastrohen në Shqipëri, ndërsa të tjerat përfundojnë në parajsa fiskale

Gramos Sako ka themeluar kompaninë e ndërtimit 2T, me nipt K01731001M, anonime deri në vitin 2013, të cilën e ka kaluar formalisht në emrin të vëllait Artan Sako, simbol i mekanizmit të vjedhjes së parave publike falë lidhjeve klienteliste me pushtetin dhe i mosveprimit të SPAK.

Gramoz Sako, me lidhje të theksuara me krimin dhe pastrimin e parave, besohet se krijoi lidhjet me pushtetin pasi ndërtoi pallatin e Linda Ramës mbi një lulishte në Tiranë.

Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e komandantit të Gardës, kamufluar nën emrin e të vëllait, ka marrë rreth 70 tendera me vlerë mbi 100 milionë euro, kryesisht me flamuj të kuq korrupsioni, me oferta gati sa fondi limit, me garë formale dhe pa garë fare, me një pjesë të dokumentacionit false dhe gjithnjë duke manipuluar me volumin e punimeve.

Tenderat e paracaktuar i ka marrë për pastrim të plehrave, ndërtim rrugësh, mirëmbajtje rrugësh, ujësjellësa, kanalizime, rehabilitim digash, sheshe ndërtimi, rivitalizim parqesh etj.

Përdhosja e Vetingut në polici

Komandanti i Gardës së Shqipërisë Gramos Sako përdhosi dhe rrëzoi Vetingun në polici.

Sako u shpall i pastër edhe pse rezultoi se kishte fshehur pasurinë, se kishte punësuar mbesën e tij si juriste dhe se po përlante paratë publike me tendera, me  një kompani që ka kaluar në emër të të vëllait.

Ky proces farsë detyroi ndërtkombëtarët të braktisnin Vetingun në polici, proces i cili dështoi me sukses.

Vijon me lidhjet me krimin, prostitucionin, pastrimin e parave, fshehje pasurie etj…