Tre mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia në Itali si pjesë e trafikut e korrupsionit tek bluzat e bardha.
Mësohet se ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false.
Kurimi në Itali në kohë kovidi, por dhe hyrja e medikamenteve në mënyrë të pavarur nga shteti përtej adriatikut janë parë si mundësi pasurimi, apo të ardhurash për disa mjekë, infermierë dhe biznesmenë.
Përmes dokumenteve të falsifikuara 82 persona kanë marrë dokumentin në spitalet shqiptare për tiu lejuar kurimi në itali me argumentin se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata kanë përfituar receta për 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara nga llogaritë bankare janë sekuestruar se paku 500 mijë euro ndërsa janë bllokuar dhe ilaçe me përmbajtje narkotike vlera e të cilave shkonte në 20 mijë euro.
Sipas materialeve zyrtare këto medikamente kanë shërbyer për trajtimin e të prekurve me koronavirus dhe janë marrë në mënyrë të paligjshme nga spitalet italiane duke u tregtuar në Shqipëri.
Por edhe pagesa nuk kryhej vetëm në para. Në disa raste është zbuluar se mjekët kanë kërkuar dhe marrë edhe shërbime seksuale.
Në deklaratën për mediat të dhënë nga SPAK dhe autoritetet italiane thuhet se rrjeti funksiononte në bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane.
Operacioni i kontrolleve dhe ndalimeve është kryer në të njëjtën kohë në të dy shtete, ku në Itali u kapën 6 të dyshuar ndërsa në vendin tonë në prani të oficerëve të policisë italiane u kontrolluan 11 banesa. Po ashtu policia zbarkoi edhe në zyrat e QSUT, por dhe të subjekteve tregtare