Rama publikon foton krah Dritan Abazoviçit dhe Ali Ahmetit: Vëllezër të hapur

Politikë

Publikuar: 08/06/2022

Rama publikon foton krah Dritan Abazoviçit dhe Ali Ahmetit: Vëllezër të hapur

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një foto nga Ohri, ku shihet në kafe me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kreun e BDI, Ali Ahmeti.

Bashkangjitur fotos, Rama shkruan “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e politikanëve në foto për nismën e Ballkanit të Hapur. “OPEN BROTHERS, *Ohër”, shkruan Rama.

Kujtojmë se këtë të mërkurë u mbajt në Ohër takimi i radhës i nismës ”Open Balkan”, ku pjesëmarrës për herë të parë ishin dhe liderët e Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, ndërkohë që mungonte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.