Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill ndoqi nga afër samitin dy ditor në Ohër, ku u diskutua për “Ballkanin e Hapur”. Hill tha se ai ndodhej në Ohër pikërisht për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.
“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Beograd në një intervistë.
Sipas tij Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ. “Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ambasadori Hill.