Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e kryesisë të PS nga ku do të diskutohen kandidaturat për President Republike.
Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.
Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian.
Për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë.
Edi Rama, që vë në rresht partinë e tij dhe komplekson partinë e Berishës. Që mpreh shpesh lapsat dhe kamerat e medias. Risia e këtij procesi kësaj radhe, është se edhe nëse kandidati do jetë një emër mbi palët, sigurisht nuk do të jetë një emër që do t’i bëjë hije, Edi Ramës.