Ulen çmimet e karburanteve në bursa, kur do të mblidhet Bordi?!

Aktualitet

Publikuar: 02/06/2022

Ulen çmimet e karburanteve në bursa, kur do të mblidhet Bordi?!

Prej më shumë se dy muajsh, çmimi i karburanteve në vendin tonë është duke u caktuar nga një bord i posaçëm, i quajtur Bordi i Transparencës, i përbërë nga përfaqësues të ministrive të linjës, tatimeve, doganave si edhe të kompanive të importit të karburanteve.

Bordi filloi punën si një masë për të parandaluar rritjen abuzuese të çmimit të karburanteve në fillim.

Të paktën kështu u tha. Por duket se gjatë javëve të fundit, ka mjaft ankesa në lidhje me efektivitetin e vendimeve të këtij bordi, i cili duket se mblidhet vetëm në momentet kur çmimi i karburanteve në bursë është i lartë, gjë ndikon negativisht në xhepat e qytetarëve në rastet kur çmimi i karburanteve në bursë ulet.

Cmimi i naftes ne burse teksa shkruheshin keto radhe

Rasti konkret është gjatë dy ditëve të fundit. Bordi u mblodh një ditë më parë, kur çmimi i naftës në bursa kaloi mbi 121 USD për fuçi, më i larti gjatë javëve të fundit.

Gjatë mbledhjes së djeshme, referuar zhvillimeve në bursa, bordi vendosi që një litër naftë në vend të shitej me 248 lekë, kurse një litër benzinë me 244 lekë.

Mirëpo sot çmimi i naftës në bursa ka rënë ndjeshëm duke zbritur deri në 122 USD për fuçi, por deri më tani nuk ka patur një mbledhje të bordit për të rishikuar çmimin sipas realitetit të ri të krijuar.