Romina Pulaj ka nisur të marrë një nga një pas vetes shokët e aferave me pronat në Sarandë.
Arrestimet e fundit kanë çoroditur dhe alarmuar dhe vetë kaçolët e grabitjes së Sarandës.
Një tjetër zyrtar i Bashkisë së Sarandës, pritet të arrestohet pasi mësohet nga prokuroria e këtij qyteti se ndaj tij janë depozituar disa kallëzime penale për abuzime me detyrën dhe jo vetëm.
Zyrtari në fjalë mban post drejtues në Bashkinë e Sarandësdhe rezulton të jetë Eleron Gjoni, me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm pranë kësaj bashkie.
Që pas ditës së djeshme kur u lançua nga media dhe prokuroria arrestimi i shokut të ngushtë Pandi Zhonga, Eleron Gjonit i kanë hyrë të dridhurat nga prangat e akuzës.
Për shkak të implikimeve në afera dhe musturlluqe të ndryshme në këtë bashki, Eleron Gjoni, gjatë këtyre 24 orëve të fundit, po ngushëllon veten, duke kërcënuar dhe shantazhuar njerëzit e medias dhe personat që kanë bërë kallëzim penal për aferat e tij.
Zyrtari i Sarandës përdor një gjuhë burgu dhe rruge ndaj personave që e kritikojnë apo denoncojnë abuzimet e tij.
Por shumë shpejt këtë gjuhë seksuale dhe të orientuar me pasthirma dëshpërimi kanosëse e bullizuese, Eleron Gjoni, do e përdorë në qelitë e paraburgimit të Sarandës.
Ky zyrtar që ka fituar vendin e punës së Shtetit, duke numëruar votat elektorale të kryetarit të Bashkisë Sarandë dhe ka kryer me qindra legalizime të paligjshme, gjatë periudhës kur ka shërbyer drejtor i legalizimeve në qytet, do ketë kohë të qëndrojë dhe mësohet në burg, njësoj si vartësja e tij, Romina Pulaj dhe Pandi Zhonga.
Njësoj si Pandi Zhonga, që fryhej dhe mburej nëpër Sarandë, se ishte më i fortë se ligji, por që ka dy ditë, bukën e ha në birucat e komisariatit, ashtu dhe Eleron Gjoni, do ketë të njëjtin fat, të kullufisë Sufllaqen brenda në qeli.
Eleron Gjoni, mik për kokë me Martin Arapin, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria, do ketë të njëjtin fat me Arapin që fshihet zgëqeve të Tiranës.
Arapi ishte në shtrat me shefen e tih Romina Pulajn, kur policia arrestoi Pulajn në shkurt të këtij viti.