Tragjike! Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Aktualitet

Publikuar: 28/05/2022

Tragjike! Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital jashte vendit.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

Mandatin presidencial,ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.