Nga Elton Qyno
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri me inicialet Andrea. M, ka shkuar pranë banesës së një vajze, por teksa po priste që nga shtëpia të dilte vajza, në fakt kanë dalë 4 persona me shkopa bejsbolli dhe sende të forta.
Ngjarja është rregjistruar në zonën e Yzberishtit, ku Andrea. M, ishte afeksionuar pas një vajze, të cilës i ka shkuar deri pranë banesës së saj.
Ai kishte folur me vajzën, me I. K., në rrjetet sociale.
Andrea. M, ka kërkuar të takojë vajzën me të cilën kishte rënë në dashuri, dhe me shpresën se vajza do i dilte në takim, ka qëndruar tek zona e rreth-rrotullimit të Yzberishtit për ta takuar.
Por, befas në këtë takim nuk ka dalë vajza që ai dashuronte, por 4 persona të panjohur prej tij, që sipas Andreas, mbanin në duar sende të forta dhe shkopa bejsbolli.
Andrea.M., është sulmuar befasisht prej tyre duke e rrahur dhe hequr bluzën që mbante veshur.
Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa i dëmtuari është konstatuar nga një patrullë policie, e cila e ka shoqëruar në komisariatin nr.6.
Ai ka depozituar kallëzim penal, ndërsa tashmë hetimet për këtë ngjarje kanë nisur nga oficerët e komisariatit nr.6 në Tiranë, me shpresën e identifikimit dhe arrestimit e 4 personave që dhunuan me sende të forta, Andrea. M.
Pas kallëzimit penal policia ka identifikuar dhe shoqëruar vajzën që Andrea dashuronte, e cila pasi është marë në pyetje dhe ka treguar çfarë dinte rreth kësaj ngjarje, është lënë sërisht e lirë.