Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përplasur me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend, Ermonela Felaj. Ai kundërshtoi faktin që Felaj i dha fjalën ministres Elisa Spiropali. Por, u ndërshtua nga socialistja. Në momentin që Felaj i kërkoi të mos bërtiste në sallë, Paloka u quajti budallaqe dhe legene. Drejtuesja e seancës i kërkoi të dilte jashtë më pas, por deputeti i PD-së nuk doli.
Edi Paloka: Për procedurë është kjo, ia hoqe fjalën atij dhe ia dhe kësaj, po përse procedurë është kjo
Ermonela Felaj: Çfarë ke që ulërin nga vendi, pse ulërin, dëgjohet deri në fund
Edi Paloka: Ik moj budallaqe andej, legene
Ermonela Felaj: Pse ulërin nga vendi? Boll u hakërreve, meritoni masë për fjalën që thatë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk fyeni dot njeri në Kuvnedin e Shqipërisë, nuk fyeni dot askënd.
Edi Paloka: Shko moj andej, ik moj budallaqe, më nxirrke ti mua jashtë.