Gjykata italiane vendos 15.5 vite burg për Moisi Habilajn

Aktualitet

Publikuar: 19/05/2022

Gjykata italiane vendos 15.5 vite burg për Moisi Habilajn

ITALI– Gjykata italiane ka marrë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, duke e dënuar me 15 vite e 5 muaj me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Sicili.

Ky është rezultati i seancës që u mbajt ditën e djeshme përpara seksionit të tretë të Piazza Cavour, në Romë’-shkruajnë mediat italiane, duke vijuar: Së bashku me Habilajt përfunduan në pranga njëmbëdhjetë persona të tjerë me hetimin që pas pak javësh u zgjerua më tej duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri i cili është kushëri i trafikantit të drogës.

Ai u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili. Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”. Nga muaji Janar ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u arratis nga banesa u vuante dënimin. Ai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij.

Si u arratis Moisi Habilaj?

Habilaj u arratis nën hundën e policisë italiane më 11 janar të këtij viti. Ai ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën ay.

Habilaj është dënuar edhe nga Gjykata e Apelit e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, dhe para se të zbatohej vendimi i Apelit, u la në “arrest shtëpie”. Nezar Seiti (gjithashtu i shpallur në kërkim) i konsideruar si financieri i grupit është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg nga Katania.

Kjo e fundit ka dënuar dhe Meridian Sulajn me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riellan me 14 vite burg; Vincenzo Spampinaton me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busaçan me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanin me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosarion 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebon me 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë. Ndërkohë që i dënuar se ka bashkëpunuar me të, është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duhet të qëndrojnë 3 vite pas hekurave të burgut të Fierit.

Sipas gjykatësit, u provua lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme grupit kriminal.  Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.