Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 23 maj. Fatmir Mediu, nga grupi parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’, tha se opozita duhet që të arrihet në dakordësi për një emër të përbashkët, në të kundërtën duhet të largohet nga procesi. Nga ana tjetër, deputeti Agron Gjekmarkaj është shprehur se presidenti i ri duhet të jetë i pranuar nga Perëndimi, e të mos i përkas as PD-së e as PS-së.
Raundi i parë u ezauarua pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera. Kryeministri Edi Rama në përfundim të seancës tha se nuk sheh asnjë vullnet nga pala tjetër për këtë proces duke evidentuar që në këtë proces mazhoranca po has vështirësi sepse nuk di kë ka përballë e me kë duhet të negociojë, referuar opozitës së përçarë.