Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, e cila vijoi për gati 3 orë.
Nga 52 deputetë që ka grupi parlamentar demokrat, 21 deputetë ishin të pranishëm, ndërsa deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes.
“Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush. Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.
Deputetët që mungojnë
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16.Ina Zhupa
17.Kasem Mahmutaj
18. Lulzim Basha
19. Grida Duma
20. Agron Gjekmarkaj
21. Flutura Acka
22. Alfred Rushaj
23. Xhelal Mziu
24. Helidon Bushati
25. Greta Bardelli
27. Fation Veizi
28. Tomor Alizoti
29. Zef Hila
30. Ramadan Lika
31. Jorida Tabaku
32. Ervin Salianji