Spanja kërkon ekstradimin e Drejtorit të Ujësjellësit Kurbin. E akuzon për 39 vjedhje + shtëpinë e Benzemasë

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2022

Spanja kërkon ekstradimin e Drejtorit të Ujësjellësit Kurbin. E akuzon për 39 vjedhje + shtëpinë e Benzemasë

Një muaj pasi parlamenti shqiptar, miratoi në mars 2022 marëveshjen e ndërsjelltë të ekstradimeeve me Drejtësinë Spanjolle, në Shqipëri janë arrestuar dy persona të botës së krimit që kishin mundur ti fshiheshin prej disa vitesh gjykatave Spanjolle.

I pari që ka rënë në pranga ishte biznesmeni i kompanisë “Porcelanoza”, Nikolin Janina, i kërkuar për trafik heroine.

Ndërsa pas tij është arrestuar dhe Alfred Prodani, Drejtori Ujësjellësit të Kurbinit, i kërkuar nga gjykatat Spanjolle, për akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbëritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marë pjesë në të paktën 40 episode të vjedhjes me dhunë, të banesave në Spanjë.  Gjithashtu mësohet se ai akuzohet se kishte marë pjesë edhe në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema.

Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua në bashkëpunim me Interpol Tirana. 41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Edhe pse ndaj tij janë ngritur akuza të mëparshme, a ii ka mohuar ndërsa nuk ka pasur vendim nga strukturat e mazhorancës për të larguar nga detyra që mban prej ndryshimit të pushtetit nga partia demokratike te socialistët.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informoi sot policia e Lezhes./Elton Qyno/