3 vezë 33 mijë lekë, rikthehen Uran Derri dhe Ervin Manushi me faturat e çmenduara në Jug tek lokalet ‘Nona’

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2022

3 vezë 33 mijë lekë, rikthehen Uran Derri dhe Ervin Manushi me faturat e çmenduara në Jug tek lokalet ‘Nona’

Me afrimin e sezonit veror, është rikthyer edhe dyshja famëkeqe Uran Derri nga Kruma e Kukësit dhe Ervin Manushi nga Tirana, pronarë të rrjetit të restoranteve me emrin ‘Nona’, të njohur për çmimet e ‘çmenduara’, jashtë realitetit ekonomik shqiptar.

Kjo është një faturë e lëshuar ditët e fundit nga një nga degët e lokaleve ‘Nona’ në Palasë, Himarë. Fatura është shokuese, ku edhe çmimi i kafes dhe ujit është rritur me 50 % krahasuar me vitin e kaluar.

Mes të tjerave, sipas faturës, 3 kokrra vezë në formë omëlete kushtonin 33 mijë lekë ose rreth 33 USD.

Një kafe, Uran Derri dhe Ervin Manushi e shesin 3 mijë lekë, ndërsa një ujë 6 mijë lekë. Pra, për të konsumuar tre vaktet tek ‘Nana’ duket me marrë overdraft.

Vitin e kaluar, tek Nona, një Red-Bull që kushton në fakt 1 euro, shitej për 10 mijë lekë. Një kafe më kosto 200 lekë, shitej për 2 mijë lekë.

Një ujë që kushton në supermarket 300 lekë, shitej për 4 mijë lekë. Këtë sezon duket se Uran Derri dhe Ervin Manushi i kanë rritur çmimet deri në 50 %.

Pushuesit janë të lirë të frekuentojnë cilindo restorant, por kjo faturë është një paralajmërim që të kenë kujdes, pasi tek ‘Nona’ mund të zhvaten në mënyrë paimagjinueshme.

Nga ana tjetër, Uran Derri dhe Ervin Manushi kanë krijuar rreth 20 kompani, shumica fantazmë duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash.

Në mënyrë të paprecedentë dhe abuzive, Derri dhe Manushi kanë futur në mes me tavolinat e tyre korsinë e biçikletave tek Parku i Liqenit në Tiranë, sigurisht në bashkëpunim me segmente të korruptuara të Bashkisë së Tiranës.

Vrapuesit apo qytetarët që përdorin korsinë e biçikletave rrezikojnë në çdo moment të përplasen me kamerierët e ‘Nonës’ së babëzisë kur kalojnë në këtë korsi.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese për këtë skandal. / Pamfleti