Rama dhe ministrat me stilolapsa Montblanc 800 euro copa, qeveria luks të shfrenuar

Kryesore

Publikuar: 04/05/2022

Rama dhe ministrat me stilolapsa Montblanc 800 euro copa, qeveria luks të shfrenuar

Luksi i shfrenuar qeveritar reflektohet deri tek stilolapsat.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat nuk i nënshkruajnë aktet dhe vendimet, të drejta apo abuzive qofshin, me stilolapsa dosido.

Prapaskena mëson se qeveritarët përdorin stilolapsa ‘Montblanc’, një nga markat më të njohura në botë.

Një stilolaps ‘Montblanc’, që përdor Rama, ministrat dhe drejtorët, kushton të paktën 800 euro.

Stilolapsa të tillë, në varësi të veshjes me pjesë ari, kushtojnë deri në 10 mijë euro.

Ndërsa qindra familje shqiptare janë në vështirësi për të mbuluar ushqimin bazë mujor, qeveria noton në luks, ndërsa një pjesë administratës harbohet në udhëtime nëpër vende ekzotike.