Gjyqtari belg: Shqiptarët na kanë pushtuar vendin, blejnë bizneset dhe pastrojnë paratë këtu

Aktualitet

Publikuar: 04/05/2022

Gjyqtari belg: Shqiptarët na kanë  pushtuar vendin, blejnë bizneset dhe pastrojnë paratë këtu

Dy nga qytetet e Belgjikës, Antwerpi dhe Brukseli cilësohen si dy nga vendet ku vepron mafia shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht e kokainës që vjen nga Amerika e Jugut dhe tregtohet në vendet e Evropës Perëndimore.

Mafia shqiptare ka depërtuar deri në strukturat shtetërore të Brukselit dhe Antnwerpit duke korruptuar policë, gjyqtarë apo edhe politikanë. Antwerpi u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, edhe pas vrasjes së Bledar Muçës i cili u qëllua me 12 plumba.  Për këtë situatë, hedh dritë edhe një nga gjyqtarët më të njohur belgë Michel Clasie  i cili ka shkruar edhe një libër mbi mafien shqiptare dhe lidhjet e saj me mafiet e tjera në Belgjikë.