Rruga në Rinas me një sens, banorët 30 minuta protestë! Përplasen me policinë: Nuk shkojmë dot as për të varrosur të vdekurit, na kanë izoluar! Nesër do mblidhemi sërish

Aktualitet

Publikuar: 02/05/2022

Rruga në Rinas me një sens, banorët 30 minuta protestë! Përplasen me policinë: Nuk shkojmë dot as për të varrosur të vdekurit, na kanë izoluar! Nesër do mblidhemi sërish

Banorët e Rinasit janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me policinë pas vendimit nga ARRSH se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Për rreth 30 minuta banorët bllokuan rrugën nga Ura e Gjolës drejt Rinasit nga 60-70 protestues që janë banorët të zonës ndërsa kanë mbërritur edhe forca të FNSH.

Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kjo është arsyeja përse kanë dalë në protestë pasi i është zgjatur rruga për të shkuar në punë dhe jo vetëm! Ata thonë se i kanë izoluar dhe nuk shkojnë dot as për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre.  Ndërkohë i janë shtuar kostot e përditshme në një kohë kur çmimet e karburanteve dhe shportës janë rritur.