Plagosje me armë zjarri në Durrës

Aktualitet

Publikuar: 26/04/2022

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Durrës.

Në lagjen Sefer Efendiu është plagosur një 42 vjeçar i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje..

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.