Anulohet ndeshja e Kategorisë së Dytë, skuadra mike nuk paraqitet

Sport

Publikuar: 23/04/2022

Anulohet ndeshja e Kategorisë së Dytë, skuadra mike nuk paraqitet

Dueli mes Klosit dhe Internacionalit, ishte planifikuar për t’u luajtur në orën 15:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të, por kjo sfidë nuk u zhvillua, pasi skuadra mike e Internacionalit nuk u paraqit.

Kryqytetasit duken të dorëzuar 2 javë para fundit dhe të rrënuar ekonomikisht. Kësisoj Klosi do të fitojë ndeshjen në tavolinë, ndërsa Internacionali pritet të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës, për mos respektim të garës.