U shtrua në Sanatorium, Bujar Nishani niset për kurim në Gjermani

Aktualitet

Publikuar: 22/04/2022

U shtrua në Sanatorium, Bujar Nishani niset për kurim në Gjermani

presidenti i Republikës, Bujar Nishani është mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar. Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjera në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë duket të jetë edhe rasti i ish-Presidentit Nishani