Shkelma drejtorit, ish-mbrojtësi i Realit dënohet pas episodeve tronditëse të dhunës

Botë

Publikuar: 20/04/2022

Shkelma drejtorit, ish-mbrojtësi i Realit dënohet pas episodeve tronditëse të dhunës

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, aktualisht pjesë e Portos, Pepe, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës i federatës portugeze pas incidenteve në takimin e 11 shkurtit të kaluar kundër Sportingut të Lisbonës.

Ky komision kishte çelur një hetim ndaj mbrojtësit të Portos dhe lojtarit të Sportingut Tabata, të cilët nisën një sherr që përfshiu lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave.

Sipas mediave portugeze, Pepe dhe Tabata janë pezulluar me 23 ditë nga aktiviteti, si dhe janë gjobitur me nga 2870 euro. Fillimisht ata ishin pezulluar me dy ndeshje.

Pepe ishte një nga protagonistët e sherrit masiv, me ish-mbrojtësin e Realit, i cili goditi me shkelma drejtorin e Sportingut, Hugo Viana. Ai është ndëshkuar për sjellje të dhunshme.

Gjithashtu, Pepe është ndëshkuar edhe për faktin se ka fshehur një objekt – dyshohet të jetë fishek – të hedhur në fushë nga tifozët e Portos, duke mos ia treguar atë delegatit të ndeshjes.