Sulmi i Partizanit nën akuzë para duelit direkt, më i miri shënon një herë në muaj

Sport

Publikuar: 19/04/2022

Sulmi i Partizanit nën akuzë para duelit direkt, më i miri shënon një herë në muaj

Stenio Zhunior është golashënuesi më i mirë i Partizanit në Kategorinë Superiore. Braziliani ka shuar 8 gola në këtë edicion, teksa një pjesë të mirë të tyre i ka arritur nga pika e bardhë e penalltisë.

Forma e tij nuk është më e mira dhe këtë e tregon një statistikë e thjeshtë. Zhunior shënon një gol për çdo muaj. Ai numëron nga një rrjetë në muajt: shtator, tetor, nëntor, dhjetor, shkurt, teksa në mars arriti të tundë rrjetën dy herë, “duke kompensuar” thatësirën e muajit janar.

CARA – Kavajasi është shënuesi i dytë i “demave” në Superiore, por këtë arritje e ka falë ecurisë së mirë në pjesën e parë të sezonit. Me ardhjen e Mehmetit, i riu ka shënuar vetëm 2 gola, teksa hera e fundit kur Cara gjeti rrjetën ishte para dy muajsh, pikërisht ndaj Vllaznisë.