Një fëmije 11 vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa luante. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Fëmija 11 vjeçar ka rënë me kokë poshtë duke shkaktuar frakture serioze.
Menjëherë i mituri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tirane për mjekim më të specializuar.