Prokuroria e Posaçme ka përfunduar marrjen në pyetje të ish -ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Për 3 orë e gjysmë ish-zyrtari i lartë është pyetur për incineratorin e Fierit.
Gjatë sqarimeve para prokurorëve mësohet se Koka ka shpjeguar se mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj.
Ish-ministr ka thënë se nuk e ka shpërdoruar detyrën dhe se ka zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore.
Ai ka përsëritur se nuk ka shkelur ligjin dhe se akuzat ndaj tij janë politike.
Koka: Mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj. Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin është ngritur një komision i posaçëm. Nuk kam bërë asnjë shkelje. Akuzat janë politike.
Të arrestuarit për incineratorët do të pyeten në cilësinë e personave te pandehur pasi më herët janë pyetur si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Ish-ministri Koka akuzohet për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, ku përmes faturave tatimore fiktive nga kompani të treta të lidhura me të, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer.