Lajm i mirë për Inzaghin. Mbrojtësi Stefan De Vrij është rikuperuar plotësisht dhe do jetë nën dispozicion të ekipit.
Mbrojtësi hollandez mund të mos e nisë titullar takimin me Spezian, pasi nuk i ka të gjitha minutat në këmbë. Gjithsesi, situata do vlerësohet ditë pas dite. De Vrij ka dhënë një kontribut të ccmuar për skuadrën gjatë gjithë kësaj periudhe, duke ndihmuar zikaltërit në arritjen e rezultateve.
Sa i përket futbollistëve të tjerë, të gjithë janë gati.Interi do përballet me Spezian jashtë të premten. Kampionët e Italisë renditen në vendin e dytë me 66 pikë.