Historia e një çifti të ri, dashuria mes të cilit besohet se lindi gjatë procesit të ankthshëm hetimor pyetje-përgjigje, po trazon prej muajsh pallatin e drejtësisë.
Historia është sa e pazakontë, aq edhe misterioze dhe me hije interesash, por në zjarrin e dashurisë dhe pasionit duket se gjithçka është e mundur dhe paradokset nuk kanë kuptim.
Bëhet fjalë për anëtaren e Komisionit të Vetingut Genta Bugo (Tafa) dhe anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Dritan Hallunaj.
Genta Bungo është është e bija e Leka Bungos, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH, i niohur ndryshe edhe si Kryeyari i Kar*ve të Shqipërisë, titull ky që e ka marrë nga oligarku i peshkut Gjergj Luca. Ky ‘titull nderi’ u pranua në heshtje nga Leka Bungo disa javë më parë, ndërsa Luca deklaroi me krenari se ishte pranuar si anëtar me të drejta të plota të shoqatës pas shumë lutjesh dhe përpjekjesh.
Rrjedhimisht gjyqtari Dritan Hallunaj tashmë është dhëndri më ri i Shoqatës së Kar*ava të Shqipërisë.
Si Dritan Hallunaj, ashtu edhe Genta Bungo ndajnë drama të ngjashme familjare.
Gruaja Dritan Hallunajt, fatkeqësisht, i dha fund jetës në gusht të vitit 2018, duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte në Tiranë.
Bashkëshorti i Genta Bungos humbi jetën pas një ataku kardiak në nëntor të vitit 2018. Ndryshe nga Hallunaj, Genta e Vetingut u tregua një heroinë e vërtetë, pasi ditën e fatkeqësisë u paraqit në punë në Veting, duke marrë pjesë në seancën e rivlerësimit të ish prokurorit Ramadan Troci, si shembull i sakrificës për kombin dhe drejtësinë!
Genta Bungo tashmë njihet si gruaja e Vetingut, e cila duke sfiduar çdo ndjeshmëri njerëzore, bojkotoi funeralin e bashkëshortit, i cili nuk ishte as i pari dhe as i fundit në jetën e saj.
Ndoshta jo të gjithë i dinë historitë Genta Bungos me S. Stojanin, Alban Qazimin (vëllaj i Fatmir Xhafajt), ‘lugatin’ Tedi Malaveci, mashtruesin me damkë B. Shalla etj., për të cilat do flasim në vijim.
Bungo hetoi Hallunajn
Dashuria në dukje mes Dritan Hallunajt dhe Genta Bungos mbart rrethana të çuditshme dhe hije interesash.
Genta Bungo ka qenë relatore e çështjes së bandillit të saj të ardhshëm, Dritan Hallunaj, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut).
I gjithë procesi administrativ i çështjes së Hallunajt, përfshirë marrjen në pyetje, mbledhje dhe shqyrtim dokumentacioni, është kryer nga Genta Bungo.
Procesi ka zgjatur rreth 1 vit. Dritan Hallunaj e kaloi Vetingun me sukses, ndonëse është përfolur se ka marrë 1 milionë euro nga Arben Frroku për ta shpallur ta pafajshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Hallunaj tha në vendim se provat e prokurorisë nuk ishin bindëse.
Më vonë, Gjykata e Apelit e gjeti të gabuar dhe e hodhi poshtë vendimin e Hallunajt. Apeli e dënoi Frrokun me burgim të përjetshëm, por ‘gabimi’ i Hallunajt në shkallën e parë e ndihmoi Frrokun për t’ia mbathur në Holandë, duke i shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Gjithsesi, Genta Bungo, gjatë ‘hetimit të thelluar’ nuk gjeti tek Hallunaj asnjë gjurmë leku të dyshimtë!
Nuk dihet nëse shkëndijat e para të dashurisë mes Bungos dhe Hallunajt kanë lindur gjatë këtij procesi, para apo pas Vetingut.
Por, kjo video ekskluzive e siguruar nga Prapaskena nuk lë shumë vend për dyshime se Dritan Hallunaj dhe Genta Tafa Bungo kanë vendosur të qajnë bashkë hallet e zemrës.
Dashuri dhe para
Dashuria mes Genta Bungos dhe Dritan Hallunajt, e vërtetë ose jo, mund të marrë në qafë ose të shpëtojë ndonjë prokuror apo gjyqtar në procesin e Vetingut.
Në rrethet e drejtësisë flitet për një rrymë, e quajtur rryma Hallunaj-Bungo, e cila dyshohet se përcakton fatin e një pjese të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Veting.
Nuk janë më edhe aq sekret tarifat e pazareve për të kaluar shkallën e parë të Vetingut.
Për t’u konfirmuar në detyrë nga KPK, kur subjekti ka probleme të dukshme dhe serioze, tarifa është 500 mijë euro. Për subjektet me probleme modeste, tarifa është 200-300 mijë euro. Vetëm për të shtyrë në kohë Vetingun, tarifa është 50 mijë euro. Kësaj i thonë dashuri në kohën e Vetingut!