Prapaskena

Pa kategori

“Erdhët 8 orë vërdallë , Bllakos iu tek dhe…”, gazetarja ‘shuplakë’ policisë: Pse nuk ju bindët urdhrit të SPAK?

Publikuar: 01/04/2022

Alqi Bllako! Është kjo kryefjala e mediave në 24 orët e fundit, më së shumti për shkak të procedurave të ndjekura nga policia për arrestimin/vetëdorëzimin e tij, pas vendimit të GJKKO që pranoi kërkesën e SPAK për ti dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Në rastin e Bllakos, policia ka pasur dashamirësinë, që të mos japë asnjë të dhënë mbi kushtet e vetëdorëzimit të deputetit, ndërkohë që SPAK tha se ekzekutimi i arrestit është kryer në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me veprimet e policisë së shtetit, ndërkohë që kërkon sqarim edhe nga titullari i institucionit Gledis Nano.

Postimi i Anila Hoxhës:

Përse Policia e Shtetit nuk ju bind Spak dhe nuk e mbikëqyri Alqi Bllakon? Përse policia nuk e dinte adresen e tij dhe cilat ishin lëvizjet e tij përpara se të jepej vendimi i gjyqtares Irena Gjoka?  Ishte urdhëruar ta monitoronte të dyshuarin, cfare po bënin brravocunat , të pakompromisët dhe ligjdashësit?

Të dërgosh policët me fletën e arrestit  duke patur zero zero informacion, ne mos paaftësi është dicka tjetër. MOS ta gjesh të dyshuarin që u shfaq i gatshëm përmes lenies se mandatit dhe per 8 orë të vish vërdallë derisa Bllakos iu tek e shkoi vetë ne polici, në mos paftesi është dicka tjetër

Të mos respektosh ligjin për te informuar publikun ku i lakuar është një ish deputet,  ne mos paaftesi është dicka tjetër.

Se cfarë ka ndodhur , te dalë tja thotë publikut drejtori i përgjithshem Gledis Nano. Zoti Nano NUK është aty vetëm për te prerë shiritë  marrëveshjesh për syze të falura , cimento për komisariatet e me the e te thashë.



Më të lexuarat