Mediat italiane i janë kthyer edhe një herë çështjes së Covid-19 dhe dërgimit të një grupi mjekësh nga Shqipëria në Itali për të asistuar në përballimin e pandemisë.
“Corriere Della Sera”, ka shkruar një artikull mjaft kritik. Aty hidhen hije dyshimi mbi misionin e mjekëve. Sipas saj, u shpenzuan 3 milionë euro dhe nuk u dha asnjë kontribut prej tyre.
“Në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi ngjitës i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj dhe njeri mjaft i dëgjuar në institucionet tona, dhe duhet shtuar që jo gabimisht që në transitin e brendshëm drejt Lombardisë, pas mbërritjes në Romë me avion nga Tirana, u impenjua Guardia di Fianza, duke pasur parasysh misionet e saj dhjetravjeçare të Shqipëri, për shembull në zbulimin e kultivimeve të drogës, që shpesh i kanë veshur Shqipërisë kostumin e ‘narkoshtetit’”, thuhet në shkrim
Madje evidentohet fakti se mes mjekëve dhe infermierëve ishte një person që punonte si pompist karburanti. “Teksa ishim njohur me dëfrimet dhe ahengjet me alkool të shqiptarëve në hotelin ku u strehuan në Brescia dhe zhdukjen e gjobave për shkak të marrëveshjeve të kryeministrit Edi Rama me homologun italian italian Giuseppe Conte, dikush duhet të sqarojë se çfarë dreqin po bënte një pompist karburanti në grupin e tridhjetë mjekëve dhe infermierëve”, thuhet në artikull.