“Investitori Strategjik” Gaz Paja, figuron recepsionist hoteli në Vlorë dhe disa fakte të tjera

Aktualitet

Publikuar: 26/03/2022

“Investitori Strategjik” Gaz Paja, figuron recepsionist hoteli në Vlorë dhe disa fakte të tjera

4 ministrat që i kanë firmosur lejen dhe dhurimin e 132 mijë m2 tokë shteti në Himarë/ Sipas regjistrit tatimor, “Melamini” i “Portokalli”-s nuk figuron i punësuar as në “Top Channel”, ndërsa maska e tij Alket Cakaj i fimës “ECOTECH ENERGY SERVICES Shpk” punon instruktor palestre me pagë 30 mijë lekë; ndërkohë që bashkë me firmën “StarTek Shpk” ortake e resortit “Skrama-Dhërmi”, Gazi është ndërtues i gjimnazit “Sami Frashëri” dhe i një kulle mbi tokë shteti te Rruga e Kavajës

Referuar informacioneve që kanë ardhur në “Pamfleti”, rezulton se marifeti qeveritar me resortin turistik në Dhërmi të aktorit komik Gazmend Paja, është bërë me të njëjtën skemë që përdori dhe ministresha Olta Xhaçka, maskuar pas bashkëjetueses amerikane të vëllait të saj.

Ndërsa Gaz Paja, ka përdorur kushëririn e tij Alket Cakaj nga fshati Gorishovë i Fierit, nëpërmjet firmës private “ECOTECH ENERGY SERVICES Sh.p.k”, me licencën e të cilës, kryeministri Rama e ka regjistruar e shpallur “Investitor Strategjik” me kapital total 100 mijë lekë.

Kjo firmë kishte vetëm tokën 9000 m2 në zonën Skramë- Himarë, në bashkëpronësi me shtetasit Enri Laku e Endrit Beqiraj, blerë nga familja “Mimani” në atë zonë.

Dy muaj pas refuzimit të kërkesës nga qeveria, më 26 janar 2018, si ortak e kërkues i statusit “Investitor Strategjik” bashkë me firmën “StarTek Sh.p.k” të Lulëzim Mehmetajt, ishte dhe firma “ECOTECH ENERGY SERVICES” e Gaz Pajës, maskuar pas kushërit të tij Alket Cakaj.

Si me shkop magjik, në bashkëpronësinë e truallit 9000 m2, ishte futur edhe Gaz Paja, duke bërë të mundur që brenda ditës së aplikimit, kryeministri Rama t’i jepte lejen zhvillimore vetëm për kaq sipërfaqe, që do të thotë se Gaz Paja paska qenë “dokumenti që mungonte” në nëntor 2017.

Ndërsa me Vendim nr. 2/3, datë 2. 9. 2019, Këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar Edi Ramën, u dhuroi dhe 124 mijë m2 tokë shteti buzë detit, firmave ortake “StarTek Sh.p.k” të Lulëzim Mehmetajt e “ECOTECH ENERGY SERVICES” të Alket Cakaj, realisht ‘maska’ e Gaz Pajës.

Dhurimi i kësaj toke, u bë me letra false si gjoja “Investitor Strategjik”, kur sipas regjistrit tatimor ortaku Alket Cakaj figuron i punësuar “Instruktor palestre” me pagë mujore 30 mijë lekë te firma “TIRANA TENNIS ACADEMY” me ortakë Agron Xoxa e Arjan Bakalli.

Dihet që Edi Rama është dhuruesi i tokës e plazhit pronë shteti, për të ndërtuar “Resortin Dhërmi” komiku Gaz Paja dhe xhambazi Lulzim Mehmetaj i LSI; ndërsa SPAK të hetojë ku i gjeti 18 milionë Euro Gaz Paja, i cili në tatime figuron i punësuar vetëm recepsionist hoteli në Vlorë.

Nuk është shpifje, por e vërtetuar me numrin personal indetifikues “ID”, i njëjtë si në tatime dhe në licencën “NISOGA” që ka hapur me bashkëshorten Ira Paja më 24 shkurt 2022 dhe licencën “3 Sekonda produksion shpk” hapur më 26 janar 2022 me Lulzim Qerim Cani emigrant në Londër, për “punët” e të cilit do të flasim në vijim.

Edhe tre fakte:

– Akti noterial i ortakërisë së kompleksit “Dhërmi” është bërë te Mimoza Sadushi, brenda datës 26 janar 2018 që është miratuar vendimi në qeveri, me vendim të shkurtuar, kur sipas ligjit hyn në fuqi pasi zbardhet e publikohet në Fletore Zyrtare.

– Shefe sektori që administron lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, është gruaja e xhambazit Lulëzim Mehmetaj; ortak i Gaz Pajës te investimi strategjik “Kompleksi Dhërmi”, ndërsa Gaz Paja është Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe gruan e ka shefe në bashki.

– Firma “StarTek Shpk” dhe Gaz Paja, përveç ortakërisë në resortin 132 mijë m2 në Dhërmi, janë dhe ndërtues të gjimnazit “Sami Frashëri” e të 1 kulle mbi tokë pronë shteti te rruga e Kavajës në Tiranë.

Ndërsa përveç Edi Ramës, vendimi “Investitor Strategjik” e dhurimi i tokës në Himarë, është firmosur dhe nga zv/kryeministri Erjon Braçe e ministrat Bledar Çuçi, Anila Denaj, Blendi Klosi e ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani, tashmë Kryetar i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

“Melamin”, kemi të tjera fakte për pisllëqe të tjera, të fala Bablokut!/Pamfleti