Qerosi i prokurorisë në shtrat me kunatën, u kap në flagrancë nga gruaja

Jetë/stil

Publikuar: 25/03/2022

Qerosi i prokurorisë në shtrat me kunatën, u kap në flagrancë nga gruaja

Historia e një divorci të pazakontë ka pushtuar me pëshpërima dha thashetheme organin e akuzës në Tiranë.

I lakuar për mastrubim në zyrë dhe shpërthime të pakontrolluara seksuale që kur ishte pjesë e Prokurorisë së Tiranës, prokurori është divorcuar me bashkëshorten për shkak të një tradhtie me peshë të dyfishtë.

Prokurori, i njohur si ‘tullaci i prokurorisë’ për shkak të rënies së flokëve, kishte nisur një raport intim me kunatën, motrën e bashkëshortes. Lidhjen e mbajti të kamufluar, derisa një ditë bashkëshortja e kapi në flagrancë.

Detajet e konfliktit dolën në pah gjatë procesit të divorcit, ndonëse ‘qerosi i akuzës’ u përpoq ta mbante të fshehtë edhe procesin.

Së shpejti prokurori pritet të dalë para Vetingut. Gjithsesi, historia e tij rozë pritet të mos ketë ndikim në vendimarrjen e organeve të Vetingut për fatin e tij.