Lëvizjet / 1.5 milionë euro për lirimin e kapobandës në Apelin e Tiranës, gjyqtarët nisin shfletimin e dosjes jashtë radhe

Aktualitet

Publikuar: 24/03/2022

Lëvizjet / 1.5 milionë euro për lirimin e kapobandës në Apelin e Tiranës, gjyqtarët nisin shfletimin e dosjes jashtë radhe

Ditët e fundit janë intensifikuar lëvizjet, komunikimet me kode, pazaret dhe takimet e kamufluara rreth Gjykatës së Apelit në Tiranë, me qëllim për të të lënë në fuqi vendimin e një gjykate të korruptuar të shkallës së parë, për lirimin nga burgu të një të dënuari me burgim të përjetshëm, për krime të rënda.

Prapaskena mëson se bëhet fjalë për një nga kapobandat më të lakuara në Shqipëri, më parë kreu i një bande famëkeqe kriminale në Durrës, ndërsa sot me lidhje të forta me politikanë të inkriminuar dhe që janë pjesë e listës së zezë së SHBA.

Vetëm një vit pasi është liruar nga burgu nga shkalla e parë, Gjykata e Apelit ka lënë mënjanë mijëra dosje, duke u fokusuar tek dosja e këtij personazhi të krimit. Besohet se për të shqyrtuar dosjen jashtë radhe si dhe për të lënë në fuqi lirimin nga burgu, janë hedhur 1.5 milionë euro para të pista, ku pjesë më të madhe do ta marrin gjyqtarët e çështjes.

Dyshohet se në negociata janë përfshirë politikanë të inkriminuar, avokatë dhe të afërm të gjyqtarëve që po marrin paratë.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe gazetari i kronikës Elton Qyno, i cili komenton me ironi zellin e gjykatësve për të shqyrtuar këtë dosje me përparësi.

Gezetari Elton Qyno shkruan se “Me gjithë ngarkesën e ngjeshur të çështjeve që ka Gjykata e Apelit të Tiranës, kohët e fundit një nga gjykatëset e këtij institucioni, ka nxjerë nga sirtari, me qëllim studimin e një dosjeje, jo pak të rëndësishme, që flet për “lirimin me kusht” të një të dënuari me burg përjetë.

Axhenda e vizitave në këtë gjykatë, kohët e fundit ka qënë e shpeshtë për disa persona, ose më sakt për disa “lojtarë kalibri”, që dinë të rregullojnë dhe ndreqin disa punë gjykatash në Shqipëri.

Probabiliteti i shifrave financiare, që janë hedhur në terren, për të lënë në fuqi një lirim me kusht, ka shkuar deri në 1.5 milion euro Cash të thata. Shifër kjo e frikshme për ta menduar, dhe jo më pastaj për ta siguruar dhe dhuruar tek të tjerët.

Oferta ka ardhur e sigurt dhe duket se një pjesë e “karburantit” është marë nga gjyqtarët.

Por me sa duket rrjedha e kohës ka sjellë dhe kompplikacione në daljen e një vendimi penal përfundimtar dhe pë pasojë oferta është refuzuar.

Dhe pas kësaj janë kthyer mbrapsht edhe ato pak “litra karburant”, që ishte marë paraprakisht për siguri nga togat e zeza.

Tashmë çështja ka ngecur në vend numëro dhe ende nuk dihet se si do i shkojë puna, pasi dhe gjyqtarët janë tërhequr nga garancia fillestare.

Kjo tregon që punët po shkojnë keq e më keq dhe nga kampi subjekt i çështjes penale, duket se po planifikohet largimi nga Shqipëria, pasi në të kundërt i bie të shkojë sërisht tek hoteli.

Tani ne s’na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe durojmë ditën e gjykimit dhe vendimarjen e gjykatës së Apelit Tiranë.

Por ajo që tashmë është e sigurt, është fakti se negociatat janë mjaft intensive.

Madje në disa raste, kanë dinamikën e shpejtësisë së takimeve të ngjeshura, si ato që po ndodhin mes dy delegacioneve, Rusi-Ukrainë, me qëllim për ti dhënë fund luftës në frontin lindor“.